Kryebashkiakja e Gjirokastrës ‘tradhton’ LSI-në, shfaqet në krah të Ramës

Shqipëria

Kryebashkiakja e Gjirokastrës ‘tradhton’ LSI-në, shfaqet në krah të Ramës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 20:25
Zamira Rami dhe Edi Rama

Kryeministri Rama ishte sot në Gjirokastër ku u takua me qytetarët në kuadër të ‘Llogaridhënies’ për qeverisjen. E pranishme për të dëgjuar problemet e qytetarëve ishte edhe kryebashkiakja, Zamira Rami, e zgjedhur nga LSI tre vite më parë.

Prania e Ramit në panel vjen në një moment kur ‘lufta’ politike mes shumicës dhe opozitës është nxehur në maksimum, teksa pak ditë na ndajnë nga protesta që PD dhe LSI kanë paralajmëruar ditën e shtunë.

Nga LSI në drejtim të PS janë larguar shumë këshilltarë bashkiakë, ndërsa herë herës disa deputetë kanë thyer urdhrin e grupit të LSI duke qëndruar në parlament.

Mos vallë edhe Zamira Rami do kalojë llogore?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat