Zgjerimi i BE/ Kukan: Macron romantik, duhet të jemi më të përgjegjshëm me Ballkanin Perëndimor

Shqipëria

Zgjerimi i BE/ Kukan: Macron romantik, duhet të jemi më të përgjegjshëm me Ballkanin Perëndimor

Më: 21 maj 2018 Në ora: 17:13
Eduart Kukans

Bashkimi Europian është i paplotë pa Ballkanin Perëndimor. Kështu shprehet europarlamentari Eduart Kukan, President i Komitetit të Parlamentit Europian, në një intervistë për Vecernje Novosti.

Madje për Kukan, qëndrimi i shfaqur nga Presidenti francez, Emanuel Macron, në Samitin e Sofjes është i gabuar

Macron është vetëm “një zë” në BE, shprehet Kukan, ndërsa shton se qëndrimi i Presidentit francez është vetëm një nga pikëpamjet në diskutimin e së ardhmes së BE.

“Është një nga idetë e tij, me të cilat nuk pajtohem thellësisht dhe nuk jam vetëm kundër disa pikëpamjeve të Macron. Për shembull, Gjermania ka një tjetër vizion të reformës së eurozonës”, tha europarlamentari Kukan, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë idesë së shprehur nga Macron që foli për një reformim të BE-së.

Sipas tij, Macron i përket një brezi të ri të liderëve dhe kjo është shumë ambicioze, por pa një ekonomi të fortë gjermane nuk do të jetë në gjendje të zbatojë idetë e tij në BE.

“Presidenti francez është një romantik. Kjo është arsyeja pse unë ndonjëherë e shoh atë si shumë romantik rreth reformave. Në fund, do të ketë një kompromis”, tha Kukan.

Në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe raportet me Ballkanin Perëndimor, Kukan theksoi se duhet të jemi më të përgjegjshëm me miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor.

“Nëse u kërkojmë vendeve kandidate që të përmbushin kërkesat, atëherë duhet të mbajmë premtimet tona”, tha Kukan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat