Gazetari zbulon pseudonimin që përdorte Agron Xhafaj

Shqipëria

Gazetari zbulon pseudonimin që përdorte Agron Xhafaj

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:52
Agron Xhafaj

Gazetari Artur Çani, ideatori i emisionit ‘Ajsberg’ ku sonte do të transmetohen fakte të reja të video-përgjimit për Agron Xhafajn, ka zbuluar detaje në lidhje me materialet.

Duke folur në studion e ‘FaxNews’, Çani është shprehur se hetimin e ka bërë vetë gazetari Jetmir Olldashi, pas provave që kishte siguruar më parë nga Albert Veliu dhe përputhjes së shumë detajeve.

Sipas Çanit, personi i investiguar nuk është një njeri dosido, por vëllai i ministrit të Brendshëm.

Duke folur në studio, gazetari Çani ka zbuluar edhe një detaj, pseudonimin e Agron Xhafajt në Vlorë, që tregonte edhe pushtetin që ai kishte në këtë qytet.

‘E thërrasin ‘Pasha’, Agron Xhafën në Vlorë, kjo tregon se çfarë pushteti ka’, është shprehur Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat