Sekuestrohet gomonia në Sarandë, arrestohet italiani

Shqipëria

Sekuestrohet gomonia në Sarandë, arrestohet italiani

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:21
Ilustrim

Një gomone është sekuestruar ditën e sotme nga policia Kufitare e Sarandës.

Gomonia është gjetur në zonën e njohur si Gjiri i Kasolles. Policia ka vënë në pranga italianin Antonio Summa, i cili është futur në Shqipëri bashkë me gomonen në mënyrë ilegale. Blutë e Sarandës kanë dyshime të forta se italiani ka ardhur në Shqipëri për të marrë drogë. Megjithatë, do të jenë hetimet dhe dëshmia e italianit, i cili do të sqarojë më shumë këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat