Noka: Përgjime të tjera për Agron Xhafajn, të shtunën bie qeveria

Shqipëria

Noka: Përgjime të tjera për Agron Xhafajn, të shtunën bie qeveria

Më: 21 maj 2018 Në ora: 14:07
Flamur Noka

Me debate të ashpra është shoqëruar mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ditën e sotme, ku deputetët e opozitës kanë replikuar me ato të mazhorancës lidhur me përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka u shpreh se shumë shpejtë do të publikohen materiale të reja nga audio-përgjimi për Agron Xhafajn.

Noka ka bërë me dije se pjesa tjetër e përgjimit do të bëhet publike shumë shpejtë, ndërsa paralajmëroi se me 26 Maj qeveria do të rrëzohet. 

Ish-ministri i Brendshëm Noka tha se ikja e Agron Xhafajt drejt Italisë u bë me qëllim për t’i shpëtuar drejtësisë në vendin tonë.

"Nuk është rastësi që Agron Xhafaj iku në Itali, pasi ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri. Agron Xhafajn duhej ta përfshinte ligji Anti-mafia. Kjo qeveri përfaqëson votat e trafikantëve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshem, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin.", tha Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat