“Kleriku pedofil abuzoi me të miturin”, reagon Mitropolia e Fierit

Shqipëria

“Kleriku pedofil abuzoi me të miturin”, reagon Mitropolia e Fierit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:30
Kisha Ortodokse në Fier

Gazetari Alfon Zeneli denoncoi se një klerik në Fier kishte abuzuar me një të mitur, rast ky edhe i denoncuar tek kryepeshkopi Janullatos, por që ai nuk kishte marrë asnjë masë.

Rastin në fjalë është denoncuar nga ish-pjesëtari i Kishës Ortodokse në Fier, Foto Cici, ndërsa gazetari Zeneli e ka bërë publike.

Por lidhur këto akuza ka reaguar edhe Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit, duke i cilësuar si shpifje.

“Deri tani nuk iu jemi përgjigjur shpifjeve dhe akuzave tuaja ndaj Klerikut të Mitropolisë sonë, por duke dashur që të qartësojmë besimtarët tanë edhe opinionin publik, po tregojmë të vërtetën mbi dorëzimin e Klerikut në fjalë. Dorëzimi i tij në klerik është bërë sipas gjithë rregullave dhe kanoneve të Kishës Orthodhokse.

Së pari, kemi dëshminë e Atit të tij shpirtëror, i cili nuk ka gjetur asnjë pengesë për dorëzimin e tij si klerik. Së dyti, në Mitropolinë tonë nuk ka ardhur asnjë ankesë, qoftë nga kleri qoftë nga besimtarët, që të ngrejë akuza ndaj këtij Kleriku apo të kundërshtojë dorëzimin e tij në shërbesën e priftërisë.”, thuhet në reagimin për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat