Opozita në komisione, Noka-Braçes: Të denoncoj Edi Ramën te Edi Rama?

Shqipëria

Opozita në komisione, Noka-Braçes: Të denoncoj Edi Ramën te Edi Rama?

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:23
Komisioni

Deputetët demokratë kanë vijuar të jenë në komisionet parlamentare, për të mos lejuar një veprimtari normale të tyre, por të flasin për çështjen e ditës, “Xhafaj”.

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me kakofoni teksa maxhoranca vijonte rendin e ditës dhe po lexohej raporti i një projektligji ndërsa demokratët vijonin të këmbëngulnin në çështjen e tyre.

Ndërsa në komisionin e Ekonomisë, Flamur Noka akuzoi maxhorancës se i ka mandatet të blera me paratë e drogës e krimit.

Ndërsa ndryshe nga komisioni i ligjeve, kreu i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, ka lejuar opozitën të flasë, ku i tha më pas se nëse ka gjëra të vërteta le të denoncojnë në prokurori. “Të denoncoj Edi Ramën te Edi Rama”, u përgjigj Noka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat