Lëvizje te Krimet e Rënda, drejtori i Policisë takon Prelën

Shqipëria

Lëvizje te Krimet e Rënda, drejtori i Policisë takon Prelën

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:22
Ardi Veliu

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është parë mëngjesin e kësaj të hëne të futet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Veliu po zhvillon një takim me drejtuesen e kësaj Prokurorie, Donika Prela.

Prej disa ditësh ka pasur takime të shpeshta mes Veliut dhe Prelës, ndërsa nuk janë dhënë detaje për këto takime.

Takimi I ditës së sotme vjen në një kohë kur tre deputetë të PD-së janë thirrur në prokurori për të dëshmuar lidhur me audio-përgjimin për Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim, ku sipas saj, Agron Xhafaj dëgjohet të flasë për pazare droge.

Lidhur me këtë ngjarjes, ka folur edhe Albert Veliu, për të cilin thuhet se ka qenë ai ideatori i përgjimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat