“Xhafaj”, Krimet e Rënda marrin në pyetje gazetarin dhe deputetët e PD - Bota Sot
“Xhafaj”, Krimet e Rënda marrin në pyetje gazetarin dhe deputetët e PD

Shqipëria

E hënë, 18 qershor 2018

“Xhafaj”, Krimet e Rënda marrin në pyetje gazetarin dhe deputetët e PD

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:01
Jetmir Olldashi

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që ditën e sotme të marrë në pyetje gazetarin Jetmir Olldashin, i cili është i përfshirë në audio-përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Po ashtu, në pyetje do të merren edhe dy deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji dhe më pas Gazmend Bardhi, pasi ishin ata që bënë publike këtë përgjimin.

Lidhur me përgjimin, mësohet se prokurorët do t’i kërkojnë gazetarit pajisjet e përgjimit, pasi ka deklaruar se e ka kryer ai përgjimin.

Audio-përgjimi u publikua një javë më parë, ku PD-ja thotë se Agron Xhafaj dëgjohet duke folur me disa persona të tjerë, mes tyre edhe Albert Veliu, për pazare droge.

Pas publikimit të përgjimit, Agron Xhafaj la Shqipërinë dhe u nis për Itali për tu dorëzuar, pasi është i dënuar me 7 vite burg.

Për zhvillimet e fundit, PD ka thirrur edhe një protestë që do të mbahet me 26 Maj, ku do të kërkohet largimi i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test