Klosi në Berat: Revokim të lejeve mjedisore për guroret

Shqipëria

Klosi në Berat: Revokim të lejeve mjedisore për guroret

Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:56
Blendi Klosi

Nga Berati ku vijon turi “Puna për Shqipërinë që duam”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë të gjithë drejtuesit dhe nëpunësit e korruptuar apo që nuk kanë kryer detyrën e tyre.

Ministri paralajmëroi të gjithë drejtuesit e institucioneve se janë në monitorim të rreptë për komunikimin e tyre për çdo problem të ngritur nga qytetarët.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se Berati duhet të zgjerojë ofertën turistike nga 1 ditore përgjatë gjithë vitit për të pasur më shumë mirëqenie dhe të ardhura.

Ai tha se së shpejti do të marrë fund edhe problematika e venddepozitimit të mbetjeve pranë lumit.

Ndërsa gjatë takimit të llogaridhënies në Poliçan, ministri Klosi tha se është marrë vendimi për revokimin e lejeve të guroreve në Malin e Tomorit.

Ministri Klosi u kërkoi banorëve të Poliçanit, që të zhvillojnë qendrat e argroturizmit për t’u ofruar turistëve jo vetëm bukuritë natyrore por edhe produktet më të njohura të zonës.

Gjithashtu, ministri Klosi zhvilloi takime të llogaridhënies edhe me banorë të njësive administrative Sinjë, Vërtop, Mbrakull, ku pasi dëgjoi problemet dhe shqetësimet e ngritura, kërkoi që çdo shqetësim të denoncohet në platformën e bashkëqeverisjes. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat