Mali i Zi, gardh me gjemba me Shqipërinë

Shqipëria

Mali i Zi, gardh me gjemba me Shqipërinë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim

Mali i Zi po planifikon të ndërtojë një gardh të tillë në kufi me Shqipërinë për shkak të numrit të lartë të refugjatëve të paligjshëm që tentojnë të kalojnë për në vendet e Bashkimit Evropian.

Vojisllav Dragoviq, shef i departamentit për mbikëqyrje të kufirit shtetëror në Malin të Zi, tha se gardhi me tela është një mundësi reale nëse do të ketë një fluks më të madh refugjatësh.

Ai tha se autoritetet shqiptare shpesh kanë refuzuar të pranojnë klandestinët e kthyer nga Mali i Zi në bazë të marrëveshjes bilaterale për riatdhesim.

Reuters shkruan se me mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po përpiqen të shkojnë në vendet më të pasura të BE-së dhe trafikantët kanë krijuar një shteg të ri ballkanik që nga Greqia kalon përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për të mbërritur në Kroaci, anëtare e BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat