Tiranë, devijohet lumi për të gjetur trupin e të riut që ra në humnerë

Shqipëria

Tiranë, devijohet lumi për të gjetur trupin e të riut që ra në humnerë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 16:35
Xhorxho Seferi

Polombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit Xhorxho Seferi.

Prej orës 08.00 të ditës së sotme, polumbarët e Renea-s kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20 - vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

Kërkimet  nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në në grykën e Skuranës, në një terren shumë të vështirë.

Është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur.

Krahas kërkimeve nga polumbarët e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Polcisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Gajtë kërkimeve nga Polumbarët e Renea-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur.  

Deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit. Kërkimet po vijojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat