Akuzat e PD mbi të dhënat personale, reagon Lindita Nikolla

Shqipëria

Akuzat e PD mbi të dhënat personale, reagon Lindita Nikolla

Më: 20 maj 2018 Në ora: 16:15
Lindita Nikolla

Ministrja e Arsimit ka reaguar për herë të parë ndaj akuzave të bëra nga opozita për çështjen e të dhënave të prindërve që u kërkuan në shkolla.

Gjatë turit të llogaridhënies me banorët e Vllahinës dhe Novoselës në Vlorë, banorët e zonës pyetën ministren Lindita Nikolla për sqarimin e kësaj çështje. Kryesuesja e dikasterit të Arsimit deklaroi se kjo kërkesë nga mësuesit ndaj fëmijëve tuaj është bërë për të ndërtuar një komunikim të ri me prindërit me anë të teknologjisë, për tu informuar se çfarë ndodh në shkollë dhe në politikat arsimore që ndërmerr ministria.

“Çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin e kartës së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjencinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë. Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm” -deklaroi Nikolla

Nikolla informoi qytetarët se do të shpjegohet edhe në Parlament dhe Prokurori për këtë cështje por kërkoi nga qytetrët të mos gënjehen nga deklaratat për përdorimin dhe falsifikimin e të dhënave për zgjedhje. Ka një ligj theksoi Nikolla për të mbrojtjen e të dhënave personale por ka edhe një udhëzim ministri se si mblidhen ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat