Veliaj dënon dhunën ndaj kryebashkiakut të Selanikut: Askush nuk mund të imponohet me dhunë

Shqipëria

Veliaj dënon dhunën ndaj kryebashkiakut të Selanikut: Askush nuk mund të imponohet me dhunë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 15:29
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dënon aktin e dhunës ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Yiannis Boutaris.

Nëpërmjet një mesazhi ne rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj deklaron se nacionalistët nuk mund të imponohen nëpërmjet dhunës.

“Kjo është një mizori. Kryetari i Bashkisë, Yiannis Boutaris është një forcë e mahnitshme e arsyes dhe modernizimit. Nacionalistët nuk mund të imponojnë rrugën e tyre në shoqëritë tona përmes dhunës. Solidaritet me qytetarët e Selanikut dhe kryetarin e tyre të mrekullueshëm të bashkisë”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një mesazh në Twitter.

Bashkiaku i Selanikut 75 vjec është sulmuar nga disa njerëz, me shumë gjasa të ekstremit të djathtë, gjatë një eventi publik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat