Meta i dorëzon “një pikë” vajzës që fitoi Olimpiadën e Matematikës

Shqipëria

Meta i dorëzon “një pikë” vajzës që fitoi Olimpiadën e Matematikës

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:51
Meta ka përshendetur fituesen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Matematikës.

Nga Berati, Presidenti Ilir Meta ka përshendetur fituesen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Matematikës.

Fituesja e Olimpiadës është Johana Bendaj e klasës së 9 në Berat, e cila kishte marrë 99 pikë nga 100 të mundshme.

Meta e përshëndeti vajzën ekselente dhe i dha këtë mesazh:

“Duke i dhuruar dhe një buqet me lule duke simbolizuar 100 pike te arritura në këtë olimpiade, Presidenti u shpreh që ndodh rrallë për të marrë 99 pikë. Kjo është një kënaqësi e madhe dhe një duartrokitje për të gjithë mësueset e fëmijët e Beratit.

Urime të gjithëve dhe jam shumë i kënaqur që fëmijët që kanë ardhur nga trevat shqiptare kanë qenë mysafirë te bashkëmoshatarët e tyre beratas, sepse kjo do të thotë matematikë, por edhe miqësi”- tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat