Kush janë dy turistët që ranë në humnerën në Tiranë

Shqipëria

Kush janë dy turistët që ranë në humnerën në Tiranë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:48
Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini

Këta dy të rinj janë dy turistët që ranë në Shpellën e Pëllumbasit rreth 24 orë më parë në kryeqytet.

Njëri prej tyre, Xhorxho Seferi, është ende në kërkim nga palumbarët e forcave RENEA.

Efektivët po e kërkojnë 22 vjeçarin në grykën e lumit Erzen, por deri më tani asnjë shenjë prej tij.

Mesditën e djeshme, policia arriti të shpëtojë nga rreziku Fabio Dukagjinin, të riun tjetër që ishte rrëzuar së bashku me mikun e tij të zhdukur deri më tani.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).

Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat