Presidenti i Republikes, Ilir Meta, ka udhëtuar sot drejt Beratit jo pa qëllim dhe ka bërë një premtim të madh publikisht prej atje.
Ai mori pjesë sot në nisjen e maratonës së 6-të në Berat.
“Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm”,- shkruan ai në një status në Facebook.
“Urova pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar dhe premtova që vitin e ardhshëm do të jem dhe unë njëri ndër garuesit e maratonës”,- vijon me tej Presidenti i Republikes.
Ja statusi i plotë i Presidentit Meta në Fb:
“Një ditë e mrekullueshme sot në Berat, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në startin e maratonës së gjashtë të Beratit, me pjesëmarrjen e gjeneratave të ndryshme nga gjithë trevat shqiptare.
Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm.
Urova pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar dhe premtova që vitin e ardhshëm do të jem dhe unë njëri ndër garuesit e maratonës”.