“Smile Albania”, projekti i punësimit dhe i promovimit të turizmit

Shqipëria

“Smile Albania”, projekti i punësimit dhe i promovimit të turizmit

Më: 20 maj 2018 Në ora: 10:58
Promovimi i turizmit

Është një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ku do të punësohen 1000 të rinj në sezonin veror dhe do të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit në ndihmë të menaxhimit dhe prezantimit të aseteve turistike të vendit.

Nuk do të jetë vetëm bregdeti ku të rinjtë do të punësohen, por do të jenë dhe Zonat e Mbrojtura dhe mjedise të tjerë natyrore dhe kulturore.

Në një intervistë për ATSH, zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi e konfirmon këtë projekt dhe bënë të qartë angazhimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në zbatimin me sukses të projektit.

Çuçi thotë se “të rinjtë e seleksionuar në këtë mision sezonal do të jenë ata më të përgatiturit në njohjen e historisë, kulturës dhe natyrës shqiptare. Ata do ta prezantojnë vendin tonë te vizitorët e huaj me më të mirën shqiptare, por njëkohësisht do të jenë ata që do të kujdesen dhe mbrojnë mjediset publike dhe natyrën nga ndotësit e saj, nga shkelësit e ligjit apo dhe duke ndihmuar ata që kanë nevojë për të”.

“Smile Albania” është projekti i parë që zbatohet në vendin ton duke bërë që natyra shqiptare të “buzëqesh” në mbarë botën.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat