Kanionet e Shqipërisë bukuria për t’u zbuluar

Shqipëria

Kanionet e Shqipërisë bukuria për t’u zbuluar

Nga: ATSH Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

Edhe disa ditë dhe ne do të nisemi për një eksplorim të ri në Shqipëri, shkruan faqja e specializuar për kanionet, canyonisme.net.

”Pas eksplorimit, pranverën e kaluar dhe hapjes së kanioneve në luginat e Osumit dhe Vjosës, potenciali i këtij vendi jo shumë të njohur të Ballkanit për kanionet ishte i qartë. Ai është i fortë.

Jemi rikthyer në vjeshtë për të trajnuar të rinjtë shqiptarë në praktikën e kanionit dhe për të vazhduar të zbulojmë vende të reja.

 Dy ekipe të tjera eksplorojnë vendin në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën zonë të Tepelenës. Megjithatë vendi është shumë i madh dhe mbeten ende shumë lumenj për t’u zbuluar.

Këtë pranverë do të rikthehemi për të vazhduar zbulimin e vendit dhe të kanioneve të tjera.

Eksplorimi do të zgjasë dy javë. Ai do të përqëndrohet në dy lugina kryesisht, luginën e Devollit dhe kampi bazë të Gramshit dhe luginën e Vjosës dhe qytetin e Përmetit.

Do të bëhet gjithashtu një udhëtim në Luginën e Osumit për të përsëritur disa kanione të mëdha të Beratit.

Mbeten në çdo luginë dhjetëra vende për t’u eksploruar. Por, logjistika fillon të bëhet më komplekse sapo i afrohesh me automjetet 4×4 terrenit, ku detyrimisht duhen kampingje.

Shqipëria do të jetë për disa vite një tokë e bukur për t’u eksploruar për kanionet e saj”, përfundon canyonisme.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat