60-vjeçarja shqiptare paguhet për të vrarë mjekun italian

Shqipëria

60-vjeçarja shqiptare paguhet për të vrarë mjekun italian

Më: 18 maj 2018 Në ora: 22:26
Itali

E denjë për një skenar filmash!

Një e moshuar shqiptari dhe djali i saj janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia italiane, pasi kanë tentuar që të vrasin një italian.

E gjithë historia ka nisur kur 53-vjeçari Maurizio Correra, person me precedentë penalë, ka menduar që të vrasë vëllain e tij.

Dhe për këtë ka porositur një grua shqiptare rreth 60 vjeçe dhe djalin e saj, duke u dhënë 5 mijë euro.

Haxhire Tusha dhe 24 vjeçarin Shpëtim Rizvani, djali i Haxhiresë, pasi kanë marrë direktivat nga italiani, kanë hartuar planin për të vrarë mjekun kardiolog.

Kështu, mëngjesin e 27 marsit, Haxhireja shtiu dy herë drejt tij me pistoletë, i cili në momentin e ngjarjes ka pasur me vete edhe djalin e tij minoren.

Për fat të mirë, plumbat nuk kanë prekur askënd, ndërsa pas më shumë se dy javë hetimesh, policia italiane mundi të zbulonte se kush fshihej pas këtij atentati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat