Përfundon marrja në pyetje e Albert Veliut

Shqipëria

Përfundon marrja në pyetje e Albert Veliut

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:07
Albert Veliu

Ka përfunduar marrja në pyetje e Albert Veliut, seancë që nisi në orën 10:00 të së premtes.

Veliu u pyet për përmbajtjen e videos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurori Përparim Kulluri. Që pas daljes se audiopërgjimit të dyshuar mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut, Prokuroria e Krimeve të rënda ka regjistruar procedimin penal për akuzën e trafikut të narkotikëve. Në këtë seancë pyetjesh Dëshmitari X shoqërohej nga avokatët Ivi Kasmi dhe Artan Murrizi.

Në fakt që nga dita e enjte, kur PD publikoi intervistën me Albert Veliun, ku ai pranonte se kishte folur me Agron Xhafën për të trafikuar hashash, Veliu ka qenë në Tiranë. Pas publikimit te intervistës së tij nga selia e PD, ai u shoqërua nga Policia e Tiranës, pasi e gjeti atë në banesën e një të njohuri të tij dhe më pas e ka shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Por, në orët e mbrëmjes ai është lënë sërish i lirë. Ndërsa gjatë paradites së të premtes, Albert Veliu ka kontaktuar me dy avokatët, Ivi Kasmi dhe Artan Murrizi, të siguruar nga PD, për t’u paraqitur me pas në Prokurorine e Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat