A do e dorëzojë Xhafën njësoj si Tahirin dhe Roshin?! Ja si përgjigjet Edi Rama

Shqipëria

A do e dorëzojë Xhafën njësoj si Tahirin dhe Roshin?! Ja si përgjigjet Edi Rama

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:28
Rama dhe Xhafaj

Nga Rinasi kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të medias në lidhje me rastin “Xhafaj”.

I pyetur nëse edhe në këtë rast ai do të veprojë njësoj si me Elvis Roshin apo Saimir Tahirin, për të cilët fillimisht dha garanci më pas i “dorëzoi”, Rama dha këtë përgjigje.

“Së pari lëreni në dorë të shqiptarëve të vendosin nëse duhet të më besojnë mua apo jo. Dhe së dyti unë i kam qëndruar strikt atyre që kam thënë.

Për mua ministri i Brendshëm do vazhdojë të jetë në krye të detyrës, të cilën e bën me përgjegjshmëri dhe me rezultate.

Se çfarë kërkon opozita nga ministri i Brendshëm ajo është punë e tyre”, tha Rama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat