Rasti Xhafaj, raportuesi gjerman: Askush s’mund të dënohet për shkak të vëllait

Shqipëria

Rasti Xhafaj, raportuesi gjerman: Askush s’mund të dënohet për shkak të vëllait

Më: 18 maj 2018 Në ora: 13:36
Thorsten Frei

Thorsten Frei, raportuesi për Shqipërinë në grupin e punës CDU/CSU në Bundestagun gjerman që merret me Ballkanin Perëndimor, thotë se Shqipëria paraqet interes të veçantë.

Në intervistën e dhënë për DW, ai preku çështjen me të nxehtë të momentit në vend, atë të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Është e qartë se njerezit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Ndaj dhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vezhguar dhe nuk mund te them asgjë”, shprehet ai, duke shtuar se rasti po ndiqet me vemendje.

“Zhvillimi i vendit në vite është i pamohueshëm, megjithatë krahas sukseseve kemi edhe disa çështje problematike. Kryesorja mbetet vetingu. Une vetë jam marrë intensivisht me këtë proces dhe kam folur edhe me anëtarë të komisionit, kur isha në Shqipëri në fillim të vitit” u shpreh ai për DW.

“Fakt është se kemi afro 800 gjykatës dhe prokurorë, ndërsa deri tani janë permbyllur vetëm pesë rivleresime. Natyrisht që e di se ka disa që i janë shmangur Vettingut duke dhënë doreheqjen, por ne prapësëprapë jemi në fillim të ketij procesi dhe nuk mund të japim një gjykim përfundimtar për të. Ka edhe çeshtje te tjera, me të cilat nuk kemi filluar ende, si për shembull Reforma Zgjedhore, një detyrë e vjetër të cilën Komisioni Europian e ka ngritur si problem që herët” tha Thorsten Frei.

I pyetur nese shikon ndonjë rrezik që vettingu të përdoret edhe si mjet presioni ndaj gjykatësve, Frei pergjigjet se para ligjit duhet të trajtohen të gjithe njësoj. Ai solli si shembull rastin e Saimir Tahirit ku mazhoranca në Parlament në fillim e refuzoi heqjen e plotë të imunitetit.

“Ministrat dhe deputetët,- ishte komenti i ligjvënësit gjerman, – nuk duhen trajtuar ndryshe nga shtetasit e tjerë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat