Festa e luleshtrydhes në Frakull, fermerët shfaqin “xhevahirët” e tyre

Shqipëria

Festa e luleshtrydhes në Frakull, fermerët shfaqin “xhevahirët” e tyre

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:38
Festa e luleshtrydhes

Fituese e konkursit kombëtar të festave lokale janë fermerët e zonës, të cilet marrin pjesë në këtë panair. Përveç luleshtrydhes do të ketë panair të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Organizohet për të dytin vit radhazi festa e luleshtrydhes, një nga festat më të bukura dhe tradicionale në Frakull të Fierit, në vendin ku fermerët mbjellin në serat e tyre këtë frut mjaft të kërkuar për eksport.

Fituese e konkursit kombëtar të festave lokale janë fermerët e zonës, të cilet marrin pjesë në këtë panair.

Përveç luleshtrydhes do të ketë panair të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Festa organizohet në nga bashkia Fier në bashkëpunim me ministrinë e Bujqesise dhe e Zhvillimit Rural.

Bëhet fjalë për sera të ngritura me mund dhe djersë, nga fermerët që kanë perballuar me vështersi dhe probleme të ndryshme, ku më të theksuarat janë përmbytjet e serave nga dalja e lumit Vjosë.

Por ata ja kanë dalë mbanë dhe sot ata përveç prodhimit të tyre të ekspozuar në këtë panair kanë krijuar dhe nje atmosfere festive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat