Prokuroria nis hetim për kallëzim të rremë ndaj “Bashkëpunëtorit X”

Shqipëria

Prokuroria nis hetim për kallëzim të rremë ndaj “Bashkëpunëtorit X”

Më: 18 maj 2018 Në ora: 10:46
Albert Veliu

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kallëzim të rremë ndaj Albert Veliut.

Hetimi vjen pas kallëzimit penal që bëri vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i cili pretendon se në audiopërgjimin e publikuar nga PD, nuk është zëri i tij.

Veliu, gjatë marrjes dje në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, ka konfirmuar gjithçka ka thënë në video.

Personi që njihet si “Bashkëpunëtori X” u mor në pyetje nga prokurori Genci Qana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat