Do përdhunon 13-vjeçaren, përgjimi që zbuloi tre të rinjtë. Në paraburgim…

Shqipëria

Do përdhunon 13-vjeçaren, përgjimi që zbuloi tre të rinjtë. Në paraburgim…

Më: 18 maj 2018 Në ora: 09:22
Ilustrim

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tre të rinjve, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së dielës, pasi akuzohen se morën forcërisht nga oborri i shtëpisë së saj një vajzë të mitur 13-vjeçare dhe tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Dje, vetë të rinjtë e dyshuar për krimin nuk e kanë pranuar akuzën. Sipas burimeve të gjykatës, ata janë shprehur se nuk kanë gisht në këtë ngjarje dhe nuk janë autorë. Por, pavarësisht pretendimeve të tyre, duket se provat që prokurorja e çështjes, Vjoleta Shkurta, i ka paraqitur gjykatës, e kanë bindur gjyqtaren Adelina Zarka, se tre të arrestuarit kanë bashkëpunuar në kryerjen e aktit të rrëmbimit me forcë të së miturës dhe tentativës së tyre për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Mësohet, se veç dëshmisë së të miturës dhe të familjarëve të saj që e kanë gjetur të lidhur 13- vjeçaren në banesën ende të papërfunduar të Jorges Dostit, që ndodhet në anën tjetër të rrugës së shtëpisë së tyre, gjatë hetimeve paraprake janë siguruar prova se tre të rinjtë kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për kryerjen e këtij krimi.

Policia dhe Prokuroria, me anë të hetimeve speciale, kanë siguruar prova të pakundërshtueshme se ata janë të përfshirë në rrëmbimin dhe tentativën e përdhunimit të së miturës.

Kështu, mësohet se nga përgjimet ambientale të kryera pas shoqërimit të tre të rinjve të sipërcituar, janë siguruar prova që i implikojnë ata në këtë ngjarje. Pas njohjes me provat e Prokurorisë dhe pretendimeve të avokatëve mbrojtës të tre të arrestuarve, gjykata ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat ndaj tyre për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë.

Gjithashtu, gjykata ka shpallur moskompetencën e saj për shqyrtimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje dhe delegimin e saj për në Gjykatën e të Miturve Vlorë, ku pritet të kryhet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tre të ndaluarve.

Jorges Dosti, Redion Tereziu dhe Marjus Çalamëni akuzohen se mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:00, kanë marrë me forcë nga oborri i shtëpisë së saj një vajzë të mitur 13-vjeçare dhe pasi e kanë lidhur dhe i kanë mbyllur gojën me lecka, më pas kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Fatmirësisht, ka qenë e ëma e të miturës që ka pikasur mungesën e së bijës dhe e ka gjetur të lidhur ende pa u kryer akti, ndërsa tre agresorët janë larguar me shpejtësi në errësirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat