Parashikimi i motit: Edhe e premtja vazhdon me…

Shqipëria

Parashikimi i motit: Edhe e premtja vazhdon me…

Më: 18 maj 2018 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Dita e premte vjen me mot të kthjellët, të shoqëruar me vranësira.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak shpjegojnë se gjatë pjesës së parë të ditës do të kemi mot me diell, por gjatë pjesë së dytë të ditës do të nisin vranësirat, të cilat do të shoqërohen me reshje madje edhe me shtrëngata me karakter lokal.

Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 10 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 23 gradë në vlerat e tyre maksimale, në zonat bregdetare.

Sinoptikanët shpjegojnë se deri në fund të muajit moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat