Përgjimi misterioz i Xhafajt/Alibeaj: E realizoi një gazetar! Bollino: Ja ku gënjen 'dëshmitari X' - Bota Sot
Përgjimi misterioz i Xhafajt/Alibeaj: E realizoi një gazetar! Bollino: Ja ku gënjen 'dëshmitari X'

Shqipëria

E martë, 14 gusht 2018

Përgjimi misterioz i Xhafajt/Alibeaj: E realizoi një gazetar! Bollino: Ja ku gënjen 'dëshmitari X'

Më: 18 maj 2018 Në ora: 00:31
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe gazetari Carlo Bolino

Në emisionin "Të Pakspozuarit" deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, në replikë me gazetarin Carlo Bollino, u shpreh se video ku pretendohet se është regjistruar Agron Xhafaj, është realizuar nga një gazetar dhe ka qenë ky i fundit ai që e ka dorëzuar në selinë e PD materialin audio dhe video.

Sipas tij, gazetari e ka dorëzuar në selinë blu për shkak se institucionet si Prokuroria dhe Policia nuk kanë besueshmëri dhe kontrollohen nga kryeministri Edi Rama.

Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima. Ky material është sjellë në PD. Këtë duhet ta bënte Prokuroria, por cila Prokurori? Me Arta Markun? Donika Prelën? Sot shteti është angazhuar si të mbrojmë Agron Geron Xhafën. Fatmir Xhafaj shkon dhe fut në burg dëshmitarin. 

Gazetari Bollino: 'Dëshmitari X', kontradiktor, ja ku gënjeu

Nga ana tjetër, gazetari Carlo Bollino tha se Albert Veliu ka dhënë dëshmi kontradiktore për motivin e arrestimit, dënimin dhe vitin e ndalimit nga autoritetet italiane, thjesht e vetëm për të atakuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.   

Zoti Albert Veliu ka folur gjatë për historinë personale, që kemi verifikuar se nuk ishte e saktë. Ai ka treguar që ai është arrestuar në vitin 2005, por ai është arrestuar në vitin 2009. Kjo ndryshon lidhjen me zotin Xhafaj.

Ai është kapur në vitin 2009 me heroinë dhe jo kokainë dhe është dënuar me 5 vjet dhe jo 15 vjet. Përse gënjen për elemente kaq banale? Unë dyshoj që ai mund të gënjejë dhe për element të tjera.

Si e shpjegon ai inatin ndaj zotit Xhafaj? Se ai tha me gjithë bashkëpunimin që kemi patur, nuk më ka sjellë as cigare në burg. Ka gjëra që nuk shkojnë, nuk përputhen me logjikën. Nëse dëshmitari gënjen në një pikë mund të gënjejë edhe për gjëra të tjera.

Sipas Bolinos, një tjetër problem në dëshminë e Veliut, lidhet edhe me 20 kg marijuanë të cilat ai i kishte blerë me para borxh, ndërsa me këtë dëshmi provon implikimin e tij në trafikun e drogës.

Ai tha unë bleva 20 kg marijuanë me borxh, për të treguar që është trafikantë. Por pastaj tha nuk kisha ndërmend të bëja trafik, por doja të zbuloja sa trafikant është Agron Xhafaj. Kur ju ka dorëzuar përgjimet, këto 20 kg marijuanë ku janë? Në Shqipëri arrestohen njerëzit për 20 gram, këtu kemi një dëshmitar që pranon se ka marrë 20 kg marijuanë. Përse s'e keni dorëzuar në Prokurori?

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test