Berisha dhe Nano përplasje të fortë: Bandit i pështirë!

Shqipëria

Berisha dhe Nano përplasje të fortë: Bandit i pështirë!

Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:34
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe analisti Mustafa Nano patën një përplasje në distancë mes tyre që degjeneroi deri në ofendime.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, i përmendi Nanos një vilë të tijën që presupozohet nga opozita që e zotëron në Gjirin e Lalëzit. Por në një reagim të ashpër, analisti përmendi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke e quajtur “një bandit të pështirë” që nuk mund të flasë për para të dyshimta të tijat. Nano tha se Berisha është ai që ka vila në Gjirin e Lalëzit.

Por ish kryeministri Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj analistit Mustafa Nano përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i cili u lexua në emision.

Berisha përgënjeshtroi se ka vilë në Gjirin e Lalzit duke sqaruar se ai dhe bashkëshortja e tij zotërojnë vetëm një apartament në Tiranë. Ndërsa vila në Lalëz është e kunatit dhe e dhëndrrit të tij.

Më poshtë reagimi i plotë i Berishës:

Duke ndjekur Opinion!

Pergenjeshtrim!

Miq, sonte, me gjuhen e nje banditi te peshtire, nje ish ish ish i imi fyeu me gjuhen e rrugacit ordiner, halabakut te rrugve ndaj zotit Gazment Bardhi sapo ai permendi apartamentin e tij ne Lalz me para te dyshimta. Nderkohe ky ish ishi ish i imi, qe i lejoi vetes gjuhen e horrrit trilloi dhe shpifi pafytyresisht per gjoja vile timen ne Lalz.

Lidhur me kete shpfje, qe skllavi i Xhafes dhe Balles perserit pafytyrsisht nje trillim te tyre, deklaroj me pergjegjesi absolute se une dhe bashkeshortja ime kemi nje apartament ne Tirane pre 128 m2 dhe asnje banese tjeter mbi toke! Vila ne Lalz eshte e dy familjeve te tjera, pra kunatit dhe dhendrit tim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat