Flasin ekspertët për përgjimin e Agron Xhafajt: Nuk është montazh

Shqipëria

Flasin ekspertët për përgjimin e Agron Xhafajt: Nuk është montazh

Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Partia Demokratike nëpërmjet audiopërgjimit, akuzon vëllanë e Ministrit të Brendshme, Fatmir Xhafaj se po bisedon me një person që ka qenë i dënuar për trafik droge, në mënyrë që të rinisin sërish trafikun e drogës.

Nga ana tjetër, Kryeministrit Edi Rama u shpreh se kjo është një montazh. Por a mund të përcaktohet vërtetë nëse zëri në këtë material është i Agron Xhafajt?

“Nga ajo që ne analizuam nëpërmjet brezit të frekuencave është shumë e vështirë të përcaktosh nëse është ai njeri apo njeri tjetër, pasi edhe cilësia është shumë e dobët. Krahasimi i zërit bëhet duke analizuar pajisjen që ka bërë regjistrimin dhe personat që kanë qenë dëshmitarë, pasi nëpërmjet brezit të frekuencave është e pamundur”, shprehet Dorian Gjergji, Drejtor Artistik i “Top Albania Radio”.

Por a mund të përcaktohet nëse kemi të bëjmë me një montazh të pjesëve të ndryshme të një bisede më të gjatë dhe a është ky një përgjim ambiental ku personat kanë qenë përballë, siç pretendon Partia Demokratike?

“Nëse montazhi bëhet në mënyrë perfekte edhe mund të mos dallohet, por kjo duket që nuk është montazh dhe nuk është një përgjim ambiental, kjo është një përgjim telefonik”, thotë Gjergji.

Sipas ekspertëve, përcaktimi nëpërmjet aparaturave nëse zëri që dëgjohet në përgjim është i njëjtë me personin që pretendohet, duhet që zëri krahasues të regjistrohet me të njëjtin mikrofon dhe me të njëjtën aparaturë regjistrimi. Nëse këto ndryshojnë, atëherë përcaktimet janë relative në bazë të perceptimit të timbrit të zërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat