Dështon gjyqi i “atentatit”. Mark Frrokut, njoftimi iu bë në burg, ai është në shtëpi - Bota Sot
Dështon gjyqi i “atentatit”. Mark Frrokut, njoftimi iu bë në burg, ai është në shtëpi

Shqipëria

E shtunë, 18 gusht 2018

Dështon gjyqi i “atentatit”. Mark Frrokut, njoftimi iu bë në burg, ai është në shtëpi

Më: 17 maj 2018 Në ora: 16:37
Mark Frroku

Gjyqi ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit dështoi me sukses, atëherë kur në seancën e parë pritej që Gjykata e Tiranës të çelte procesin aty ku u ndërpre një vit më parë, pra te thërritej për të dëshmuar kupola e politikanëve.

Shkak u bë mosvënia në dijeni e ish-deputetit Frroku, i njoftuar për procesin në burgun e Fierit edhe pse ai ndërkohë i kishte lënë qelitë.

Deputeti Doshi, Frroku dhe Bami përfaqësoheshin në seancë nga avokatët. Por edhe atyre duhet t’u rikonfirmohet prokuroria për sa kohë ka rrjedhur kohë mjaftueshëm nga historia që shkaktoi furtunë tre vjet më parë, mbi një skenar të planifikuar që do të eliminonte deputetin Tom Doshi. Në mungesë të të pandehurve nën akuzë për kallëzim të rremë, prokurorja kërkoi shoqërimin e detyrueshëm të Bamit e Doshit, qëndrim që u konsiderua i pabazuar nga gjykata.

Pas odisesë në gjyqësor për dosjen “Bami-Doshi-Frroku”, verën e 2017, gjykata e lartë lexoi emrat e politikanëve më të lartë që duhet të dëshmonin, se si mësuan ata për atentatin e supozuar.

Bëhet fjalë që nga presidenti Ilir Meta, Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Monika Kryemadhi, Sali Berisha deri tek Edi Paloka, Spartak Braho e Petrit Vasili. Por për shkak të fushatës elektorale gjykata nuk pyeti asnjërin prej tyre, duke e shtyrë në shtator.

Por vjeshta ishte koha e hyrjes në fuqi të ligjeve të reja, që e hodhën dosjen për çështje kompetence, nga shkalla e tretë në të parën. Nëse të pandehurit nuk kërkojnë gjykim të shkurtuar në pesë qershor, atëherë parada e politikanëve më të lartë do të zhvendoset në gjykatën e kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test