Policia nxori si version të vdekjes së djalit nga Korça faktin se, ishte përdorues droge dhe ndaj edhe kishte vdekur, por fotoja që siguron “Diell-online.al” tregon shenja të dukshme dhune në pjesën e kokës së 27-vjeçarit.
Sipas policisë në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune, por duket se uniformat blu e kanë mbyllur këtë çështje me faktin se Ftoj ishte përdorues droge.
Njoftimi paraprak i Policisë së Korçës:
Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme procedurale.