Dëshmitari Albert Veliu: Video është bërë para katër muajsh, Ermali ishte shef kufiri me duket

Shqipëria

Dëshmitari Albert Veliu: Video është bërë para katër muajsh, Ermali ishte shef kufiri me duket

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:17
Dëshmitari Albert Veliu

“Para pesë, gjashtë muaj i kërkova të bëja një nder, katër muaj ka se tani më kujtohet, i kërkova një nder për barishte në Itali pra që të çoja hashash, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike dhe e vura në provë…. I kërkova nderin e vura në prove por nuk e vazhdova… thjesht për ta zhveshur se kush ishte Agron Xhafaj… kur isha në burg ai nuk më solli asnjë paketë… thjesht e vura në provë…”, tha dëshmitari Albert Veliu për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Por ç’lidhje ka Agron Xhafaj me hashashin?

“Ai atë punë ka bërë tërë kohën…”, tha dëshmitari.

Albert Veliu thote gjithashtu (por i pasigurtë) se Ermali ku e ka çuar Agroni, sipas tij, është shef kufiri.

“…Me Ermalin nuk e di se çfarë është ai, shef kufiri nuk e di se nuk mund të pyes për mbiemrin…”, tha ai.

“Nga kush ndihem i kërcënuar? Ku doli emri im? Nga e mësuan këta? E shikon që ata thonë që janë folur që kanë qenë në përgjim të Agronit a dikujt tjetër, ai është vetë i vetëdijshëm. Materiale të tjera s’kam çfarë ju them për Agronin se ai ka biznesin dhe jetën e tij. Filmime të tjera nuk kam bërë, të tjerat t’i japë vetë Agroni, jo unë, ai e di pse e ka bërë”.

“Ato janë të gjitha reale. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo një i pasur. Zëri i tij, thonë zëri im, zëri i Ermalit dhe i Altinit, tani po ka gjë tjetër mund të jetë plaku im te banesa. Kur e pashë te djali te lokali, të gjitha këto folje që u bënë doli, të gjitha thanë ç’ne këto përgjime neve”, thotë më tej Veliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat