Dëshmitari X zbulon identitetin: Përgjimin e bëra se Agroni më la në baltë - Bota Sot
Dëshmitari X zbulon identitetin: Përgjimin e bëra se Agroni më la në baltë

Shqipëria

E diel, 22 korrik 2018

Dëshmitari X zbulon identitetin: Përgjimin e bëra se Agroni më la në baltë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:42
Albert Veliu

Basha tha se Rama dhe Xhafaj u informuan që të hënën nga Agron Xhafaj kush është dëshmitari X por ata bënë gjithçka për ta kapur, joshur kompromentuar dëshmitarin, para se ai të jepte këtë dëshmi tronditëse.

Quhet Albert Veliu dhe është 51 vjeç dhe arsyeja pse e bëri këtë është pikërisht mbetje qejfi me Agron Xhafajn, i cili e braktisi në kohën kur ai vuajti dënimin në burg në Itali në 2005-ën. Ai thotë se përgjimi nuk ka dalë nga ai, dhe ka qenë të lokali i djalit kur ka parë mediat të flasin për këtë. Madje ai thotë se filmime të tjera mund të ketë vetë Agron Xhafaj.

“Albert Veliu, 51 vjeç. Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, ’93-’99, në 2000 isha në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002. Shisja kokainë në Itali”, nis rrëfimin dëshmitari X që tashmë ka identitet.

Ai vijon të thotë se në 2005 i ndodhi aksident në punë dhe kreu një dënim prej 7 vjetësh, ku u kap me kokainë, plotë 12 kg. “U kapa në Pescara, bëra dënimin. Kurse nga Agroni ishte mbetje qejfi. Gjatë kësaj kohe që punonim bashkë nuk më solli një copë letër si shok. Kur dola nga burgu vij në Shqipëri, e takoj, më ofroi gjoja një nder për punë për djalin, kamarier. Djali është 22 vjeç”, thotë ai.

Agronin thotë ai komandon Vlorën, kurse Ermali që përmendet në audio përgjim është skafist. Dhe në rrugën që bëri ai tha se nuk kishte frikë nga policia pasi rrugët ishin të hapura.

“Nga kush ndihem i kërcënuar? Ku doli emri im?Nga e mësuan këta?E shikon që ata thonë që janë folur që kanë qenë në përgjim të Agronit a dikujt tjetër, ai është vetë i vetëdijshëm. Materiale të tjera skam çfarë ju them për Agronin se ai ka biznesin dhe jetën e tij. Filmime të tjera nuk kam bërë, të tjerat ti japë vetë Agroni, jo unë, ai e di pse e ka bërë.

Ato janë të gjitha reale. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo një i pasur. Zëri i tij, thonë zëri im, zëri i Ermalit dhe i Altinit, tani po ka gjë tjetër mund të jetë plaku im te banesa. Kur e pashë te djali te lokali, të gjitha këto folje që u bënë doli, të gjitha thanë ç’ne këto përgjime neve”, thotë më tej Veliu.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test