“Po prishin provat”, Basha: Ky është skenari Rama-Xhafa - Bota Sot
“Po prishin provat”, Basha: Ky është skenari Rama-Xhafa

Shqipëria

E hënë, 21 maj 2018

“Po prishin provat”, Basha: Ky është skenari Rama-Xhafa

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:28
Konferenca e PD-së

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se skenari Rama-Xhafaj ka dy qëllime mbrojtjen e Agron Xhafajt të kapur në flagrancë, dhe shpëtimi i Fatmir Xhafajt duke mos e larguar nga posti i ministrit.

“Skenari i dyshes Rama-Xhafa është ky
1. moho përgjimin
2. kap josh ose likujdo dëshmitarin dhe familjen e tij
3. shkatërro provat
4. Akuzo dhe kërcëno opozitën
Ky skenar ka dy qëllime, mbrojtja e Agron Xhafaj të kapur në flagrancë duke vijuar trafikun kriminal të drogës dhe shpëtimi i Fatmir Xhafajt, duke mos e larguar nga posti i ministrit të Brendshëm. Duke realizuar këtë skenar Agron Xhafaj as nuk është ndaluar nga prokuroria dhe as nga policia kufitare.

Për të realizuar këtë skenar, Agron Xhafaj është përcjellë me nderime policore në qavioni npër në Itali, Qëllim ii përcjelljes nuk është vuajtja e dënimit atje për veprën e kryer në vitin 2002, por për të krijuar alibinë se pse policia Xhafajt dhe prokuroria e Ramës nuk e arrestojnë dot, nuk e marrin dot në pyetje dhe nuk e procedojnë dot penalisht për trafikun aktual të drogës”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test