Basha: Nuk keni parë gjë akoma! Berisha: Nuk ka vetëm një dëshmitar X

Shqipëria

Basha: Nuk keni parë gjë akoma! Berisha: Nuk ka vetëm një dëshmitar X

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:45
Sali Berisha

Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëroi në parlament nxjerrjen e videos së përgjimit të Agron Xhafajt, përgjim të cilin Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e mohuar si fals dhe të montuar.

“Sot do ta shihni me zë dhe me figurë, provat kundër Xhafajt janë të plota dhe të thella. Nuk kam dashur ta them, por më duhet ta përsëris këtë, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama “Nuk keni parë asgjë akoma!” u shpreh Basha.

Nuk ka vetëm një dëshmitar X, por ka një zinxhir dëshmitarësh ndaj çështjes së vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kjo u paralajmërua sot nga ish-kryeministri Sali Berisha…

“…Dita e sotme është dita e faqezinjve dhe dita e Fatziut, mashtruan dje ashtu siç thotë populli si derrat si të paftyrë kombin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar ky faqezi për të mbrotur vëllain e tij Olsin. Ky u bë edhe kryeinspektor I zërit dhe deklaroi brënda natës se ajo është një audio e montuar. Sot ky faqezi për t’i shpëtuar kësaj ka ndërmarrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X, por harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë absolutisht autentike kështu që nuk mbetet gjë tjetër vecse shqiptarët që i mashtroi në mënyrën më të paskrupullt ta hedhim në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat