Prokuroria kërkon shoqërimin e detyrueshëm për Tom Doshin, ja çfarë ka vendosur gjykata

Shqipëria

Prokuroria kërkon shoqërimin e detyrueshëm për Tom Doshin, ja çfarë ka vendosur gjykata

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:38
Tom Doshi

Është zhvilluar sot seanca e radhës, në ngarkim të deputetit Tom Doshi dhe  Durim Bamit, pasi po gjykohen për dëshmi të rremë.

Seanca është shtyrë pasi nuk ishte i pranishëm deputeti Tom Doshi, në çështjen që ka të bëjë me pretendimet e deputetit të PSD se Ilir Meta kishte paguar njerëz që ta vrisnin.

Sipas Doshit Meta kishte pajtuar Durim Bamin që të vriste atë dhe ish-deputetin demokrat Mhill Fufi.

Doshi dhe Bami po gjykohen për dëshmi të rreme, por ata nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore ndaj tyre.

Prokurorja e çështjes ka kërkuar shoqërimin e detyrueshëm për Doshin dhe Bamin, gjë që është rrëzuar nga Gjykata.

Avokati mbrojtës do të kërkojë gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat