Paralajmërimi i Bashës: Orët në vijim do të dalë zbuluar struktura mafioze e…

Shqipëria

Paralajmërimi i Bashës: Orët në vijim do të dalë zbuluar struktura mafioze e…

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:06
Lulzim Basha

(E plotësuar) - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar fjalen e tij live ne FB, nga foltorja e Kuvendit, nderkohe qe kryeparlamentari Gramoz Ruçi e kishte nderprere seancen, pas vendimit te Bashes per te mos e leshuar foltoren.

Basha e ka quajtur kete nje moment vendimtar per vendin, nderkohe qe ka paralajmeruar se shume shpejt do te dale zbuluar ajo qe kryedemokrati e ka quajtur “struktura e plotë mafioze të shtetit të Ramës”.

“Ky eshte moment vendimtar, e sotmja do nxjerrë zbuluar në orët në vijim strukturën e plotë mafioze të shtetit të Ramës. Largimi i kontrolluar i Agron Xhafajt është pjesë e asaj skeme, tregon se opozita kishte të drejtë, ishte denoncimi ynë, por edhe duke e cuar në Itali, e shpëtojnë nga ndjekja penale në Shqipëri, krijojnë alibi për të mos nisur hetimin. Kamikazja Arta Marku e Donika Prela që e lanë të largohej janë skandaloze, nëse ndaj tij ka filluar hetimi ai nuk duhej lënë të largohej, nëse jo, pse nuk ka filluar hetim dyshja kamikazë Marku-Prela”-tha Basha.

Opozita ka premtuar bllokimin e kësaj seance deri në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Para se të futës në Parlament, Basha ka përshëndetur gazetarët duke u thënë “mos u mërzisni, nuk keni parë asgjë akoma”.

Opozita zhvilloi edhe dje një protestë para ministrisë së Brendshme, pak orë pasi kryeministri Rama deklaroi se ministri i tij nuk ka asnjë përgjegjësi për të vëllain, për të cilin PD-ja ka publikuar një audiopërgjim.

Audio-përgjimi, Basha: Terror policor ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij

Në seancën e sotme parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se prej 72 orësh dëshmitari X, që del në audio përgjimin e publikuar nga PD, dhe familja e tij janë nën presion të tmerrshëm nga banda Xhafaj.

“Agron Xhafaj duhet të ishte nën arrest dhe nën hetim nga Prokuroria. Edi Rama dhe Xhafaj janë të zënë me një punë tjetër, se çfarë, do ta marrim vesh shumë shpejt. Prej 9 ditët shqiptarët dhe opinion ndërkombëtarë kanë parë fakte që janë pranuar edhe vetë nga Xhafaj. Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë. I ka ikur drejtësisë gjatë gjithë procesit të dënimit. Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim. Deri dje, ai ishte në Vlorë. Ai ndërroi identitetin e tij. Është fakt se Agroni vazhdonte aktivitetin e tij në Vlorë. Dje papritur, ai u nis fshehurazi për në Itali, jo si ekstradohen të dënuarit, por me avionin e linjës. Pesë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë dhe papritur, pasi u publikuan faktet përcillet me nderime dhe mallëngjim të shtirë për në Itali.

Çfarë fshihet pas kësaj ngjarje? Policia duhet ta kishte ndaluar, prokuroria duhet të niste menjëherë hetimet. Por policia ka marrë të tjerë urdhra nga Xhafaj. Banda Xhafaj po bën presion. Policia është vënë pas familjes së dëshmitarit X dhe vetë dëshmitarit, duke ushtruar terror. Policia e ka për detyrë të ndalonte Agron Xhafajn. Prokuroria e ka për detyrë për të hapur hetimet”, tha Basha.

Basha tha se shteti i Edi Ramës ka detyrë të gjejë dhe t’i mbyllë gojën dëshmitarit X dhe t’i mbyllë gojën opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat