“Nuk ka seancë të qetë pa dorëheqjen e Xhafës”, çfarë pritet të ndodhë sot pa praninë e Ramës

Shqipëria

“Nuk ka seancë të qetë pa dorëheqjen e Xhafës”, çfarë pritet të ndodhë sot pa praninë e Ramës

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:59
Kuvendi i Shqipërisë

Opozita nga protesta e djeshme lajmëroi se seanca sot nuk do të jetë  e qetë, pasi ata sërish do të kërkonin dorëheqjen e Xhafës.

“Nuk ka seancë të qetë pa dorëheqjen e ministrit  Xhafaj”, ka qenë kjo thirrja e PD, ditët e fundit.

Por sot mësohet se në seancë do të mungojë kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendin Gramoz Ruçi.

Edi Rama sot ndodhet në Sofje pasi zhvillohet samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kreu i Kuvendit është gjithashtu në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Nga kampi opozitar, kryetari Basha është kthyer nga angazhimet ndëkombëtare dhe do të jetë i pranishëm në seancë.

Por mungesat nga qeveria mund të zbehin dhe debatin e fortë sot në Kuvend, pasi siç edhe kemi parë dhe herët e tjera debati ndodhë mes kryeministrit dhe kreut të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat