Parashikimi i motit: E enjtja sjell diellin

Shqipëria

Parashikimi i motit: E enjtja sjell diellin

Më: 17 maj 2018 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Dita e enjte do të jetë me mot të kthjellët dhe me vranësira kalimtare.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Metrologjik Ushtarak, e enjtja sjell edhe temperature më të larta se ditët që lamë pas.

Temperaturat pritet të shkojnë nga 10 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 26 gradë në vlerat e tyre maksimale, në zonat bregdetare.

Sinoptikanët thonë se kjo javë do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, pasi reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat