Alarm në Interpol, arrestohet shqiptari në kërkim prej 10 vitesh…

Shqipëria

Alarm në Interpol, arrestohet shqiptari në kërkim prej 10 vitesh…

Më: 16 maj 2018 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet greke. Ai është 40 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende me dije nga raportimet e medieve helene.

Shqiptari u arrestua në Lamia të Greqisë ditën e hënë, pas një urdhër-arresti të nxjerrë nga Shqipëria në vitin 2009.

Sipas informacioneve, shqiptari rezultonte me “alarm të kuq” në listën e Interpol. Ai kërkohet në Shqipëri për prostitucion dhe abuzim seksual. Shqiptari do të dalë para Gjykatës greke për t’u vlerësuar ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat