Berisha: O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty, por mbron Olsin

Shqipëria

Berisha: O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty, por mbron Olsin

Nga: A.M. Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:51
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama dhe të ministrit të punëve të brendshme Fatmir Xhafajt.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se “populli i revoltuar do t’ju krrejë shumë shpejtë nga karriget tuaja që qëndrojnë mbi krimin dhe drogën!”.

Postimi i plotë:

O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!

Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre!Ne nje akt pafytyrsie ekzemplare, ata u betuan para shqiptareve pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozites.

Perkrah tij qendronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me ze dhe deshmitare gjithçka eshte e vella Agronit.

Me kete rast dua ti them Fatziut te droges se Rama nuk mashtroi per ty as dhe per Geronin tend por per Olsin dhe menderen e tij. Populli i revoltuar do t’ju krreje shume shpejte nga karriget tuaja qe qendrojne mbi krimin dhe drogen! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat