Fatmir Xhafaj: E vërteta e ndalimit të vëllait tim në Itali në vitin 2002

Shqipëria

Fatmir Xhafaj: E vërteta e ndalimit të vëllait tim në Itali në vitin 2002

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:50
Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj sqaroi gjatë konferencës për shtyp të vërtetën e ndalimit të vëllait të tij në Itali 16 vite më parë, kur ai ishte 22 vjeç. Ministri i Brendshëm tha se Agron Xhafaj ishte ndaluar për një muaj por më pas ishte lënë i lirë nga autoritetet italiane.

Nëse do të ishte për një pjesë të atyre, për të mirën e përbashkët janë pak n ë numër këta njerëz, të cilët në këto ditë në kohë të dryshme, janë rrekur të tregojnë ligjin dhe të më vendosin përpara pasqyrës së moralit ku sot e gjithnjë nuk do të denjoja të shpenzoja kohë dhe energji të paktën kështu si po e bëj tani.

Sharlatanë politike e të çdo lloji tjetër, shpifësit, shantazhuesit, intrigantët, shkelësit të ligjit të gjithë së bashku, për asnjë shkak, për asnjë arsye morale e ligjore, nuk e meritojnë t’u respektosh kërkesën për shpjegime. Disa meritojnë injorim e të tjerë ballafaqim me ligjin për çfarë ata në shkelje të ligjit kanë bërë.

Po e vendos veten sot në pozicionin natyror të llogaridhënies, si ministër i brendshëm i akuzuar si i lidhur përmes vëllait me trafikun e drogës, obligimi im bëhet edhe më detyrues. Ndaj qytetarët e këtij vendi kanë të gjithë të drejtën të dinë se kush është ministri i Brendshëm për akuzat që bëhen për të.

Sqaroj lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim. Ka marrë një dënim penal në Itali. Kam bërë deklarime publike për këtë çështje që nga viti 2002. Janë të gjitha publike, mund të verifikohen. Ngjarja ka nddodhur në 2002, vëllai ishte 22-vjeç, u ndalua për 1 muaj dhe u lirua, duke urdhëruar largimin nga Italia. Atëherë isha ministër i Turizmit në qeverinë “Majko”, i kam kërkuar kryeministrit të kohës dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat