Bursa për studentët e ekonomikut, përfitoni 750 euro në muaj!

Shqipëria

Bursa për studentët e ekonomikut, përfitoni 750 euro në muaj!

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:31
Shqipëri

Studentët e Fakultetit Ekonomik, të cilët dëshirojnë të vijojnë studimet e tyre në Poloni kanë mundësi të aplikojnë për bursë.

Aplikimet kanë filluar, ndërkohë që në faqen zyrtare të Fakultetit Ekonomik jepen detajet për dokumentacionin që studentët duhet të dorëzojnë.

Sipas njoftimit të interesuarit kanë mundësi të vijojnë studimet në Universitetin Sileasian të Teknologjisë, në tre programet në atë Bachelor, Master dhe Doktoraturë, ndërsa vlera e kompensimit për secilin student do të jetë 750 euro në muaj, po ashtu ata do të kompensohen edhe për kostot e udhëtimit.

Por ajo që duhet të kenë parasysh të gjithë studentët që zgjedhin të aplikojnë për bursë është së duhet të përzgjedhin të kryejnë në Universitetin Sileasian të Teknologjisë lëndë të njëjta me ato që do të kryenin në semestrin e parë në fakultetin e ekonomisë në universitetin e Tiranës, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’i njihen kur të kthehen sërish, raporton "scan".

Në të kundërt, nëse lëndët e kryera në Poloni nuk përshtaten me ato të universitetit të Tiranës atëherë studentët duhet t’i zhvillojnë përsëri të njëjtat lëndë kur të kthehen. Ndërkohë, që 1 qershori është vendosur si data e fundit për aplikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat