Protestuesit gjuajnë me vezë drejt Ministrisë së Brendshme

Shqipëria

Protestuesit gjuajnë me vezë drejt Ministrisë së Brendshme

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:28
Protesta në Tiranë

(E plotësuar) - Mbështetës të PD-së po protestojnë para ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

“Protesta parashikohet të zgjasë për dy orë. Nuk do të ketë fjalime politike. Kryesisht janë të rinjtë të FRPD-së që thërrasin me megafon dhe i bëjnë thirrje, Xhafajt të japë dorëheqjen. Nuk ka masa ekstreme të policisë. Disa efektivë të policisë qëndrojnë në pjesën përpara ministrisë. Protesta është e qetë dhe nuk ka konfrontime”.

Mes pankartave ka dhe aty ku shkruhet: “Arresto vëllanë tënd”.

Disa protestues kanë hedhur vezë drejt godinës së Ministrisë së Brendshme.

Image

Protestë para ministrisë së Brendshme, opozita kërkon dorëheqjen e Xhafës

Opozita ka nisur protestën e saj para godinës së Ministrisë së Brenshme rreth orës 12.00, ku kërkon dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj dhe veprimin e ligjit për vëllain e tij.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, vetëdorëzimit të Agron Xhafajt dhe deklaratave të Ramës, opozita nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për protestë, pas përgjimit audio të publikuar për vëllain e Fatmir Xhafajt, të akuzuar nga opozita si ende të përfshirë në trafikun e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat