Para vetëdorëzimit, Xhafaj në prokurori: Përgjimi audio është fals

Shqipëria

Para vetëdorëzimit, Xhafaj në prokurori: Përgjimi audio është fals

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:12
Agron Xhafaj

Para se të vetëdorëzohej tek autoritetet italiane, vëllai i ministrit të Brendshëm bën të ditur se ka qenë në prokurori, ku dhe thotë se përgjimi audio i publikuar nga opozita është fals.

“Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time”, thotë në letrën e tij drejtuar opinionit publik, Agron Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat