Zbulohet “prapaskena” e letrës së Agron Xhafës, Berisha: E çuan me forcë në Itali

Shqipëria

Zbulohet “prapaskena” e letrës së Agron Xhafës, Berisha: E çuan me forcë në Itali

Më: 16 maj 2018 Në ora: 11:27
Berisha dhe Xhafaj

Ish- kryeministri Sali Berisha reagon në lidhje me letrën publike të Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, i cili shkroi se do u dorëzohet autoriteteve italiane për të hedhur poshtë akuzat.

Ai shprehej se nga Italia nuk ka asnjë kërkesë për gjykim, por do dorëzohet për të hedhur poshtë baltën ndaj tij dhe të vëllait ministër.

Por Berisha ka një tjetër version për këtë ngjarje.

Sipas tij letra është shkruar nga ministri Xhafaj dhe vëllain e tij e kanë nisur me forcë drejt Italisë.

Breaking News!

Miremengjes Dr Agron Xhafen e nisen forcerisht ne Itali me nje operacion top sekret me avion sot heret ne mengjes! Letra esht shkrojtur nga Fatziu!E gjitha per te shpetuar lekuren e Fatzi fallsifikatorit dhe ligjit antimafia! Sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat