Basha në Sofje për samitin e PPE, do kërkojë hapjen e negociatave

Shqipëria

Basha në Sofje për samitin e PPE, do kërkojë hapjen e negociatave

Më: 15 maj 2018 Në ora: 22:41
Lulzim Basha

Në kohën kur Partia Demokratike ka afirmuar një kauzë të re dhe të fuqishme opozitare, duke kërkuar madje edhe dorëheqjen e të dytit ministër të Brendshëm radhazi për mbështetje të trafikut të drogës, kreu i saj Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Sofjes ku do të marrë pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane.

Kreu i demokratëve do të shfrytëzojë këtë vizitë për të kërkuar mbështetje për çeljen e negociatave nga vendet anëtare të BE-së në fund të qershorit.

Por pavarësisht pjesëmarrjes në punimet e Samitit ditën e nesërme, Basha do të rikthehet në Tiranë të enjten për të qenë prezent në seancën parlamentare, për të cilën PD ka paralajmëruar se nuk do të zhvillohet në kushte normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat