Lulzim Basha: Zgjedhjet e parakoshme janë opsion

Shqipëria

Lulzim Basha: Zgjedhjet e parakoshme janë opsion

Më: 15 maj 2018 Në ora: 22:29
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shndërrimin e Shqipërisë në vend të drogës dhe të krimit të organizuar.

“Droga nuk është problem politik, por është problem kombëtarë. Pa zgjidhjen e këtij problemi, Shqipëria nuk ka të ardhme”, ka alarmuar Basha.

Ai ka fajsuar Ramën për amatorizëm dhe papërgjegjësi në zbatimin e politikave kombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të rajonit.

“Në ditën e pavarësisë e trajton Kosovën si provincë të Shqipërisë. Kosovaështë një shtet sovran dhe arritje shumë e rëndësishme e të gjithë shqiptarëve. Ai i jep municion palës tjetër të luajë me tezën e Shqipërisë së Madhe”, thekson Basha.

Sipas tij, marrëdhëniet e Shqipërisë me Maqedoninë janë në koma, sepse ka shumë takime boshe të cilat nuk prodhojnë rezultate konkrete për qytetarët e të dy vendeve.

Lidhur me rolin e partive shqiptare në Maqedoni, të cilat keqpërdorin vizitat në Shqipëri për mbuluar dështimeve të tyre politike, Basha përgjigjet se Tirana nuk është vendi ku lahen mëkatet e tyre sepse qeveria shqiptare ka shumë mëkate ndaj shtetasve të saj, e jo më të kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat