A ishte zëri i Agron Xhafajt në audiopërgjim? Berisha: Është regjistruar me sukses të plotë

Shqipëria

A ishte zëri i Agron Xhafajt në audiopërgjim? Berisha: Është regjistruar me sukses të plotë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 21:18
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot akuzat e PD-së që rëndojnë ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi pretendohet se ai po mbron vëllain e tij Agron Xhafaj për lidhjet e këtij të fundit me drogën.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Berisha theksoi se audiopërgjimi i publikuar dje nga PD është autentik dhe se pas tij fshihet Agron Xhafaj.

PJESË NGA INTERVISTA

A keni të bëjmë me material autentik?

Berisha: Absolut. Ai është Agron Xhafaj i regjistruar me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të transfiguruar dhe inkriminuar e ka koshiencën ai. Tregon se ai meritonte 100 herë atë regjistrim. Tregon se emërimi i Fatmir Xhajat kishte një qëllim; trashëgimin e kodit të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat